Më 18 prill do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2024
12 prill 2024
| 11:28
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 18 prill do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.