Më 18 tetor nuk ka mësim në shkolla por vetëm online

12 tetor 2021 | 16:48

Bazuar në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës që më 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve lokale ku votimet mbahen në shkolla), të mos mbahet mësimi në shkolla, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë vendim bazuar në këtë kërkesë.

“Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkolla do të dezonfektohen dhe ajrosen. Ndërsa në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdojë puna normalisht”,ka njoftuar AKK-ja.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat e Kosovës, por ajo ditë të shfrytëzohet për ajrosjen dhe dezinfektimin e gjithë ambienteve shkollore me qëllim që të krijohen parakushtet për ruajtjen e shëndetit tënxënësve dhe punëtorëve arsimor.

“Ky propozim është i qëlluar ngase të dielën e 17 tetorit ambientet e shkollave do të përdorën për t’u zhvilluar zgjedhjet lokale dhe në ambientet e tyre do të kenë prani të shumë votuesve dhe ekziston frika e arsyeshme se virusi mund të vij dhe të mbetët në shkollë dhe të rrezikojë pastaj shëndetin e nxënësve dhe gjithë personelit të shkollës dhe kjo do të bënte që të kemi edhe cenim të procesit mësimor, i cili për momentin ka rrjedhë të mbarë”, është thënë në njoftimin e kësaj sindikate.

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja ruse, Ariana Lirey, tashmë njihet për pëlqimin që ka…