Më 19 gusht do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

12 gusht 2022 | 08:58

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 gusht 2022 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2022. Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 20 milionë eurosh.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Iran virgjëria para martesës është e rëndësishme për shumë…