![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/mf.jpg)
Më 19 korrik mbahet ankandi i radhës i Letrave me Vlerë
12 korrik 2021
| 12:15
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 korrik 2021 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.