Më 19 prill futbolli rikthehet në Turkmenistan

11 prill 2020 | 19:33

Koronavirusi ka pezulluar futbollin pothuajse në të gjithë botën, duke izoluar të gjithë njerëzit në shtëpitë e tyre.

Megjithatë sikur të mos mjaftonte karantinimi, tashmë tifozët e futbollit duhet të rrinë edhe pa lojën e tyre më të dashur.

Një lajm i madh vjen për tifozët nga Turkmenistani. Në këtë vend është marrë vendimi dhe nga 19 prilli do të rinisë futbolli normalisht. Madje është vendosur që edhe ndeshjet të luhen me tifozë, diçka që në disa shtete të tjera as që mund të mendohet në këtë moment të vështirë.

Turkmenistani është një nga vendet e pakta në botë ku nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus dhe për këtë arsye është marrë vendimi që gjithçka t’i rikthehet normalitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e…