Më 19 shtator mbahet ankandi i tetë i letrave me vlerë për këtë vit

12 shtator 2023 | 11:59

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 shtator 2023 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Besim Halilaj "LUMI LEPENC ME UJË KRISTAL ËSHTË ATY…