Me 2 nëntor bëhen homazhe për heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu
01 nëntor 2024
| 16:03
Me rastin e 35-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2024, (e shtunë), mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania si dhe tek vendi i rënies në Bregun e Diellit. Kështu është bërë e ditur nga Këshilli Organizativ. Homazhet fillojnë:
Në ora 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Në ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.
Nga: Këshilli Organizativ.