Më 2 shkurt shpallet vendimi i Apelit për Gucatin dhe Haradinajn

26 janar 2023 | 11:39

Javën e ardhshme, respektivisht më 2 shkurt, 261 ditë pas vendimit të shkallës së parë, Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit të Apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ndryshe, më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ata janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid do të luajë ndaj Atletico Madrid sonte, ndeshjen…