Më 20 dhjetor manifestimi “Laureatët e Vitit”
22 nëntor 2018
| 16:07
Manifestimi tradicional i Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët e Vitit 2018” sivjet do të mbahet para festave të fundvitit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e fundit e ka caktuar komisionin për organizimin e këtij manifestimi, i cili është vendosur të mbahet më 20 dhjetor.
Edhe këtë vit ky manifestim do të mbledhë mysafirë të shumtë, derisa si zakonisht do të shpërblehen më të dalluarit e vitit në futbollin e Kosovës.