Më 20 korrik, dita e parë e Kurban Bajramit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të martën më 20 korrik 2021.
Me këtë rast, BIK-u ka bërë me dije se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Namazi i sabahut falet në ora 4: 40. Ligjëratën tematike kushtuar festës ë Kurban Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta, anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI në Gjakovë Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05: 51, të cilit do ti prij kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ditën e parë, më 20 korrik 2021, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban Bajramit!”, ka njoftuar BIK-u.