Më 20 prill mbahet Kuvendi i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka një porosi për anëtarët
Hajdar Beqa, deputet i PDK-së dhe kryetar i Degës së kësaj partie në Gjakovë, ka bërë me dije se sot me sukses kanë përbyllur procesin zgjedhor në të gjitha nëndegët e PDK-së, dega në Gjakovë.
Ai ka njoftuar të gjithë delegatët e zgjedhur, se Kuvendi i Degës do të mbahet më 20 prill, duke filluar nga ora 13:00.
Deputeti Beqa ka falendëruar të gjithë anëtarët, që sipas tij “me pjesëmarrjen e tyre këtë proces e bënë madhështor me angazhimin, dijen, idetë dhe vizionin e tyre për rritën dhe suksesin e PDK-së në #DEKADENERE!”.
“Një falenderim i veçantë i takon të gjithë strukturave të vjetra e të reja, komisionit zgjedhor lokal e qendror e komisionit strategjik, që me angazhimin e tyre, PDK-së i kanë dhënë mundësinë që të prijë në skenën politike në Dekadën e re për Gjakovën dhe Kosovën!”, ka shkruar Hajdar Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se të gjithë të ata që janë të interesuar të kandidojnë për kryetar të Degës së PDK-së në Gjakovë, kandidaturat e tyre duhet t’i paraqesin në Komisionin Lokal Zgjedhor më së largu më 13 prill, deri në orën 16:00, ndërsa platforma e tyre duhet të dorëzohet së paku tri ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.
“Duke shprehur respektin për të gjithë ju, edhe njëherë faleminderit dhe le të na prijë e mbara në çdo fitore të re në #DEKADENERE!”, ka shkruar Beqa.
/Epoka e re/