Më 20 prill turneu ‘Daut Dauti’

18 prill 2019 | 16:02

Federata e Boksit e Kosovës më 20 prill do ta organizojë turneun ndërkombëtar përkujtimor në boks “Daut Dauti”.

Turneu mbahet në Palestrën e Sportit “Minatori” nga ora 12:00. Në këtë turne marrin pjesë boksierët nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Peshimi i boksierëve bëhet nga ora 8:00 – 9:00 në motel “Mitromont”.

Meçet i referojnë: Latif Demolli, Agim Shala, Agim Tahiraj, Safet Syla, Granit Qorri. Delegat do të jetë Sylejman Voca.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vlerësuar arritjen e…