Më 2020, Kosova investoi 65 milionë euro në ushtri, Serbia 919 milionë
Instituti Ndërkombëtar i Stockholmit për Hulumtime Paqësore ka nxjerr statistikat e vendeve se sa kanë investuar në ushtritë e tyre gjatë vitit 2020, dhe në Ballkanin Perëndimor, bindshëm e para është Serbia, derisa bindshëm e fundit, Kosova.
Serbia ka investuar 919 milionë euro në forcat e armatosura, kurse Kosova 65 milionë euro, bazuar në një grafikë të nxjerrë nga REL në gjuhën serbe.
Në vendin e dytë, në këtë rajon, për investime, por larg Serbisë, është Bosnjë-Hercegovina me 138 milionë euro. I treti është Mali i Zi me 129 milionë euro, kurse e katërta, një vend para Kosovës është Maqedonia e veriut me 84 milionë euro.
Sa i përket investimeve në gjithë botën, kampione mbetet SHBA-ja. Ajo gjatë vitit të shkuar ka investuar 638 miliardë euro, derisa Kina është e dyta me 206 miliardë euro./REL