Më 21 maj Kuvendi mban seancë të veçantë për 20-vjetorin e masakrës së Dubravës
14 maj 2019
| 12:34
Më 21 maj (ditë e martë), në orën 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të veçantë parlamentare për 20-vjetorin e masakrës së Dubravës.
Lajmin e ka bërë me dije Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës, i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës, i cili është edhe inicues i kësaj seance të veçantë, raporton “Epoka e re”.
Ftohen të gjithë ish të burgosurit të cilët kanë mbijetuar këtë masakër të jenë të pranishëm në këtë seancë.