Më 21 shtator punëtorët e QKUK-së do të protestojnë

16 shtator 2022 | 13:35

Shoqata Sindikale e QKUK-së ka vendosur që më 21 shtator të protestohet me kërkesë kryesore rritjen e pagave për punëtorët e QKUK-së për 50 për qind.

Sipas njoftimit të shoqatës, protesta do të zhvillohet në orën 10:30 para Qendrës Emergjente.

Ndërkaq Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së përmes një reagimi ka theksuar se nuk është organizatore dhe e kundërshton protestën e thirrur nga një Shoqatë Sindikale brenda QKUK-së.

“Ne konsiderojmë që kjo protestë është e nxitur nga eksponent politik brenda asaj Shoqate dhe krejtësisht bëhet për konsum të brendshëm. Kjo Shoqatë ende nuk po mund të pajtohet me debaklin që pësuan në zgjedhjet e fundit në Federatë dhe ikjen e punëtorëve nga ta. Ikja e madhe e anëtarëve nga kjo Shoqatë ka krijuar tek ta panik, sepse ata po na bashkëngjiten çdo ditë. Ftojmë anëtarët e Sindikatës sonë që ta vazhdojnë normalisht punën. Ne i kemi dërguar të gjitha kërkesat e punëtorëve të QKUK-së dhe po vazhdojmë të punojmë për koeficient dinjitoz në Ligjin e Pagave i cili tani ka dalë në dëgjim publik. Fokusi ynë është në përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe paga dinjitoze”, është bërë me dije në reagimin e kryesisë së SHSPSH të QKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khabane “Khaby” Lame së fundmi u bë personi më i…