Më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
14 tetor 2021
| 10:18
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milion euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.