Më 22 gusht shpërndahet Kuvendi
05 gusht 2019
| 11:50
Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që më 22 gusht të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit.
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.
Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 19 korrik, pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.
/Epoka e re/