Më 22 janar merret vendimi për rastin e ‘Syrit të Popullit’
17 janar 2020
| 16:43
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që më 22 janar ta shpallë aktgjykimin për rastin e “Syrit të Popullit”.
Të premten ka përfunduar dhënia e fjalës përfundimtare nga katër të akuzuarit në këtë proces gjyqësor.
Ata duke i mohuar akuzat e kanë cilësuar ngritjen e aktakuzës si të montuar dhe politike. Po ashtu fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe i akuzuari për tentim vrasjen e avokatit, Azem Vllasi, Murat Jashari pavarësisht që gjykata e ka liruar për shkak të sëmundjes.