Më 22 mars Kuvendi i Punës i FBK-së
15 mars 2023
| 14:51
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se më 22 mars do të mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së. Kuvendi mbahet nga ora 17:30 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.
“Në këtë Kuvend do të diskutohet për Raportin e Aktiviteteve të FBK-së për vitin 2022, Raportin e Auditimit për vitin 2022, Planin e Veprimit për vitin 2023, Planin e Marketingut për vitin 2023 dhe Planin Financiar për vitin 2023”, thuhet nw njoftimin e FBK-së.