Më 23 dhjetor shpallen Laureatët e vitit 2020

16 dhjetor 2020 | 16:36

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, ku diskutoi për çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.

Në këtë mbledhje KE mori vendim që shpallja e Laureatëve për Vitin 2020 më 23 dhjetor, pa gala mbrëmje.

“Komiteti Ekzekutiv poashtu mori vendim që të bëhet shpallja e Laureatëve për Vitin 2020 më 23 dhjetor në orën 17:00, ndërsa ky aktivitet do të transmetohet në TV Klan Kosova. Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-s dhe Laureatët e vitit 2020”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,ka bërë me dije se të…