Më 23 mars 2023 do të mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023
16 mars 2023
| 09:00
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 23 mars 2023 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.