Më 23 shtator mbahet manifestimi tradicional “Takimet e Dom Mikelit”
Më 23 shtator, në Stubëll të Epërme të Vitisë, mbahet manifestimi tradicional “Takimet e Dom Mikelit”.
Këshilli Organizativ ka bërë me dije se manifestimi do të fillojë nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, nisja nga Prishtina do të bëhet me autobus te Katedralja në orën 8:00.
Fillimisht një fjalë rasti do ta mbajë organizatori i këtij manifestimi dhe pastaj kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, dhe pastaj mbahet tribuna shkencore, ku do të ligjërojnë profesorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Gjithashtu do të mbahet edhe ‘Ora e Madhe Letrare’, ekspozita me dokumente arkivore vjenezë (Dom N. Shabani, A. Ramaj dhe ndarja e çmimeve.
Ndërkaq në orën 19:00 mbahet Fest Folk Stublla, ku do të marrin pjesë ansamble nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Italia.