Më 23 tetor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2020
18 tetor 2020
| 17:25
Ministria e Financave ka njoftuar se më 23 tetor do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2020.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 25 milionë eurosh, raporton “Epoka e re”.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen tri vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave.