Më 24 dhjetor përkujtohet dëshmori i kombit Liridon S. Dërmaku
21 dhjetor 2019
| 13:40
Më 24 dhjetor bëhen 15 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Liridon S. Dërmaku.
Përmes një njoftimi, familja e dëshmorit ka njoftuar se më 24 dhjetor në orën 12:00, te varri i dëshmorit Liridon S. Dërmaku, në fshatin Shipashnicë e Epërme në Kamenicë do të bëhen homazhe.
“Të ndëruara familje të dëshmorëve të Kombit, të ndëruar invalid dhe veteran të luftrave çlirimtare, të ndëruar miq shokë dhe familjar, ju njoftojm se më 24.12.2019 bëhen 15 vite nga rënja heroike e Dëshmorit të Kombit Liridon S. Dërmaku. Me këtë rast ju njoftojm se nga ora 12:00 do të bëhen homazhe tek varri i Dëshmorit ku edhe do të vendosen kurora. Pjesëmarrja juaj na ndëron. Me respekt familja Dërmaku”, ka njoftuar familja e dëshmorit.