Më 24 korrik përballen Fury – Wilder
23 maj 2021
| 13:20
Tyson Fury do të ndeshet me Deontay Wilder më 24 korrik në Las Vegas.
Meçi me Anthony Joshuan nuk do të zhvillohet, derisa u bë zyrtar lajmi se WBO ka urdhëruar Joshuan të mbrojë titullin kundër Oleksandr Osyk. Fury do të përballet me Wilder dhe tani është zyrtare. Kjo pasi arbitrazhi kishte vendosur që Fury duhet të luftojë ndaj Deontay Wilder edhe për një herë sipas një marrëveshje dy-palëshe.
Fury ka nënshkruar kontratën e cila parasheh që meçi të zhvillohet me 24 korrik duke porositur se do ta mposht Wilder edhe një herë.
✍️ 👑 @Tyson_Fury makes it very clear what will happen to @BronzeBomber on July 24th ⚠️ #FuryWilder3 pic.twitter.com/WBDjamemBT
— Frank Warren (@FrankWarren) May 23, 2021