Më 24 maj mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë

20 maj 2024 | 11:33

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 24 maj do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Alon Ben-Meir, ka vlerësuar se nëse Kosova dëshiron…