Më 24 mars mbahet seanca e radhës kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
04 mars 2022
| 14:17
Konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të mbahet më 24 mars.
Lajmi është bërë me dije me dije në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku është thënë se konferenca do të nis në orën 14:30.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim në Hagë nga 5 nëntori i vitit 2020. Qysh në fillim të këtij procesi gjyqësor ata janë deklaruar të pafajshëm nga të gjitha pikat e aktakuzës.