Më 25-26 maj turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’
13 maj 2019
| 14:54
Federata e Boksit e Kosovës për herë të njëmbëdhjetë do të organizon turneun ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani” për të rinj (Youth) 17-18-vjeçar.
Sipas njoftimit të Federatës së Boksit, turneu do të jetë dy ditor. Gjysmëfinalet zhvillohen më 25 maj nga ora 16:00, kurse finalet zhvillohen një ditë më vonë nga ora 12:00 në Pallatin e Rinise dhe Sporteve në Prishtinë.
“Për shkak të mungesës se mjeteve financiare kemi ftuar vetëm gjashtë shtete edhe pse shumë shtete tjera kanë shpreh gatishmëri për të marrë pjesë në ketë turne”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit.
/Epoka e re/