Më 25 gusht në Suharekë shfaqet filmi dokumentar kushtuar heroit Xhemajl Rexha
Për nderë të 26 vjetorit të rënies në altarin e lirisë të heroit Xhemaj Rexha i lindur në Papaz të Suharekës, do të shfaqet filmi dokumentar; “PORTRETI I HESHTUR I NJË LUFTËTARI TË MADH”. Dokumentari do të shfaqet me datë 25 gusht 2024, në ora 16:00 në bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Therandë.
Njoftimi i plotë:
Ftesë
Ftoheni që të merrni pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar komandantit heroi Xhemajl Rexha.
PORTRETI I HESHTUR I NJË LUFTËTARI TË MADH
25 Gusht 2024, ora 16:00 në Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Therandë.
Heroi Xhemajl Rexha
1961-1998
Në këtë film dokumentar është paraqitur jeta dhe vepra e heroit, Xhemaj Rexha. Komandant Xhema ra dëshmor me 26.08.1998 në luftën për lirinë e Kosovës, kundër okupatorit serb. Veproi në ilegalitet si anëtar i rregullt i LPK-së, si dhe mori pjesë në organizimin e demonstratave në Suharekë dhe Prizren. Komandat Xhema, u dënua me burgim dhe pas daljes nga burgu filloi mobilizimin për luftë, ku dhe u emërua komandant kompanie i UÇK-së.
Për sakrificën dhe kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, Xhemaj Rexha, me 7 mars të vitit 2017 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.