Më 25 janar do të bëhet inspektimi i kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Është mbajtur takimi konstituiv i Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i themeluar më 15 janar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 02/84.
Komiteti që kryesohet nga Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit, ka në përbërjen e vet anëtarë nga disa ministri, Muzeu, Instituti i Historisë dhe ai Albanologjik si dhe përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, Familjes Jashari dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në këtë mbledhje është dakorduar rreth metodës dhe dinamikës së punës, si dhe është konfirmuar vullneti i Qeverisë, që ky projekt të përmbyllet sa më parë.
Takimi i radhës është caktuar më 25 janar dhe do të mbahet në Prekaz, në orën 14:00, ku do të bëhet edhe inspektimi i vendit të ngjarjes dhe do të shihet pamja e qartë e situatës momentale të Kompleksit.
/Epoka e re/