Më 25 nëntor fillon shkollimi për trajnerë

22 nëntor 2022 | 14:09

Federata e Hendbollit e Kosovës tani e katër vjet është pjesë e programit të shkollimit të trajnerëve sipas Rinck Konventës. Është ky një program zyrtar i EHF-së për shkollimin e trajnerëve dhe natyrisht është i njohur ndërkombëtarisht.

Tani, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, përkatësisht Akademinë Olimpike, shkollimi do të filloj për herë të parë në Kosovë nga niveli bazik. Shkollimin do ta udhëheqë Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës (SHTHK).

FHK-ja inkurajon trajnerët të cilët nuk kanë shkollim adekuat, që të bëhen pjesë e këtij programi, i cili do të startoj më 25 nëntor. Do të mbahen tri nivele këtë vit, kurse ligjëratat zhvillohen në ambientet e Universitetit AAB në Fushë Kosovë.

Regjistrimi i kandidatëve bëhet përmes linkut: https://forms.gle/xvpRBeTbgJLMt6fN6 Afati për aplikim është deri të mërkurën, kurse do të përzgjidhen 25 trajnerë.

Ligjërues të përhershëm do të jenë Jeton Havolli, Nazim Myrta, Lidija Bojiq Çaçiq dhe Leonard Cula.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Gardës Revolucionare të regjimit iranian në provincën e…