Më 25 shtator do të përkujtohet dëshmori i kombit, Ahmet Alush Pantina. Promovohet edhe libri për të
Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Ahmet Alush Pantina (25.08.1979 – 25.09. 1998), më 25 shtator do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve te Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës.
Po ashtu, më 25 shtator në orën 10:30, do të bëhen homazhe te lapidari i dëshmorit në fshatin Llozicë, raporton “Epoka e re”.
Gjithashtu me këtë datë orën 12:00 do të bëhen promovimi librit monografik ‘Djaloshi me shikim lirie’ – Ahmet Alush Pantina, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.
Njoftimi i plotë për media:
Ftoheni që më datën 25. 09. 2018 (e martë), në orën 10:00 të merrni pjesë në him tek varrezat e dëshmorëve te Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës.
Në orën 10:30; Homazhe te lapidari i dëshmorit në fshatin Llozicë.
Në orën 12:00; Promovimi librit monografik ‘Djaloshi me shikim lirie’ – Ahmet Alush Pantina, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.