Më 25 tetor mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë
18 tetor 2023
| 10:21
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 tetor 2023 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2023.
Në njoftim bëhet e ditur se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.