Më 26 maj mbahet “Prishtina Trail Marathon”

03 prill 2019 | 13:57

“Prishtina Trail Marathon” do jetë një nga eventet më të rëndësishme në qytetin e Prishtinës me pjesëmarrje masive nga vende të ndryshme. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është promovimi i natyrës së bukur që ekziston në qytetin e Prishtinës dhe t’i kontribuojmë ngritjes së vetëdijes për rolin dhe rëndësinë e natyrës në jetën e njeriut. Gjithashtu të bëjmë promovimin e vlerave të sportit, dhe inkurajimin e qytetarëve për aktivizim në sport.

“XTrailers – fun run” në kuadër të Strategjisë zhvillimore e ka të përfshirë edhe segmentin e përgjegjësisë sociale dhe në mbështetje të komunitetit për mbrojtje të natyres kemi vendosur që motoja e eventit të jetë “Shëndeti dhe natyra”, ndërsa të gjitha mjetet e përfituara nga ky organizim, si dhe donacionet eventuale, do të dedikohen për mbrojtjen e natyrës dhe mbjelljen e fidanëve në kryeqytetin e Kosovës dhe pyllëzimin e shtegut të vrapimit në parkun e Gërmisë.

Synojmë që ky aktivitet të bëhet një markë e qytetit të Prishtinës dhe të bëhet tradicional. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen aktivitete muzikore në kuadër të këtij eventi në shenjë falënderimi dhe përkrahje për pjesëmarrës me energji pozitive të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë event sportiv,do të ketë pjesëmarrës nga vendi, rajoni, Ballkani dhe Evropa. Gara do të mbahet me datë 26 maj dhe do të ketë 4 kategori vrapimi; Marathon (42 km), Half Marathon (21, km), XTrailers – fun run (10K) dhe “XTrailers Kids” kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) Pal Lekaj, të mërkurën…