Më 26 prill hapet aplikimi për subvencione 2022
21 prill 2022
| 12:03
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se më 26 prill hapet aplikimi
programi për pagesa direkte për subvencione 2022.
Peci përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ky program përmban rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë euro duke përfshirë; 5 milionë euro subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore; grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë.