Më 26 qershor të vitit 1982 në Kosovë temperaturat kishin arritur në 40 gradë

26 qershor 2021 | 14:52

Ditët e fundit të muajit qershor në vend sollën të nxehtin afrikan ku temperaturat shkuan deri në 37 gradë celsius.

Nga matjet zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, temperatura maksimale, nga të gjitha shënimet edhe ato nga vjetarët hidrometeorologjik për stacionin e Prishtinës nga viti 1949, më 26 qershor 2007 ka arritur temperaturën prej 37.2 gradë, shkruan “Prishtina Weather”.

“Ndërsa temperatura më e lartë maksimale përgjatë muajit qershor në Kosovë, është shënuar më 26 qershor të vitit 1982 në Prizren, prej 40.6C. Edhe ky shënim nga vjetarët hidrometeorologjik të kohës, por edhe nga raportimet SYNOP”, ka shkruar “Prishtina Weather” në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ditëve të fundit në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar temperatura maksimale deri në 35C, e sipas matjeve të stacioneve automatike të IHMK-së, së paku deri në orën 16 temperaturat maksimale kanë arritur deri në 36C. Megjithëse nëpër lokalitete nuk përjashtohet mundësia që temperaturat t’i janë afruar edhe vlerës prej 37C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka komentuar incidentin që ka pasur…