Më 26 shtator protestë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së
23 shtator 2018
| 18:16
Të mërkurën (më 26 shtator), në orën 13:00, OVL UÇK, degët e Dukagjinit, kanë thirrur protestë te Pallati i Drejtësisë në Veternik-Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.
“Të mërkurën më 26 shtator 2018, nw orwn 13:00, protestojmë te Pallati i Drejtësisë në Veternik-Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së. Ftojmë bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojmë kundër padrejtësisë së radhës që i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Gazmend Syla, këshilltar për çështje të veteranëve të luftës në kuadër të Zyrës së kryeministrit.
/Epoka e re/