![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/shkurt-7-2-scaled.jpg)
Më 27 shtator mbahet simpoziumi ndërkombëtar i sëmundjeve kronike jongjitëse
Më 27-29 shtator në Kosovë mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar treditor për Sëmundjet Jo-Ngjitëse (SJN). Nikoqirë të kësaj ngjarjeje janë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Qëllimi është të shkëmbehen praktikat më të mira, të përfshihen informata në planin e Kosovës për SJN-të dhe të gjenerohen veprime dhe rekomandime të qëndrueshme për trajtimin e sfidave të SJN-ve.
Simpoziumi është i akredituar nga Oda e Mjekëve dhe Oda e Infermierëve në Kosovë. Ngjarjen pritet ta përcjellin rreth 500 pjesëmarrës, përfshirë folës të mirënjohur ndërkombëtarisht.
Organizimi i këtij simpoziumi fasilitohet bashkërisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe projektet e SDC-së në Kosovë Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor dhe Shërbimet Shëndetësore të Integruara.