Më 28 nëntor Ilir Konushevci rivarroset në Prishtinë
14 nëntor 2018
| 16:27
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë me dije se më 28 nëntor, eshtrat e heroit të kombit, Ilir Konushevci, do të pushojnë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
“Nga 28 nëntori i këtij viti, eshtrat e heroit të kombit , Ilir Konushevci, do të pushojnë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë”, ka shkuar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ilir Konushevci ka qenë njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Llap. Konushevci ka lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të Podujevës dhe është vrarë më 9 maj të vitit 1998 dhe është i varrosur në Tiranë.
/Epoka e re/