Më 28 Nëntor në Prekaz mbahet gara “Vrapimi i Nëntorit”
Gara ”Vrapimi i Nëntorit” do të mbahet edhe për këtë 28 nëntor në rastin e ditës se flamurit kombëtar. Ky është edicioni i 4 i këtij eventi.
Sipas organizatores së këtij aktiviteti Valdete Qollaku regjistrimi është hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të garojnë në këtë vrapim.
Linku i regjistrimit: https://www.kosovopass.com/pass/488/a
”Të interesuarit mund të regjistrohen në platformën kosovapass, dhe është i hapur deri më 23 nëntor, 00:00” pohoi Qollaku.
Sipas saj vrapimi do të behët në dy disiplina 28 km që simbolizon 28 nëntor dhe 11 km që simbolizon muajin nëntor.
RISI e këtij eventi është se garat 11km dhe 28km tani janë pjesë e UTMB Index – Organizatës më elitare të vrapimit malor. Të gjithë vrapuesit/et që përfundojnë garat, do të marrin pikë të njohura ndërkombëtarisht.
Ky aktivitet është bërë tradicionale, pasi që këtë vit po realizohet për të katërt herë.