Më 28 Qershor do të mbahet ankandi i nëntë e letrave me vlerë
21 qershor 2019
| 14:22
Ministria e Financave njofton se më 28 Qershor 2019 do të mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2019. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.
‘Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave.