Më 28 tetor kursi për Licencën A
03 tetor 2018
| 12:27
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kursi i fundit i licencimit UEFA A do të mbahet më 28 tetor në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Sipas FFK-së, kriteri bazë për të aplikuar është posedimi i licencës B, i lëshuar poashtu nga FSHF-ja. Poashtu, kursi për përgatitje fizike për trajner fillon me datë 8 tetor 2018. Ndërsa data e fundit për lajmim në Federatën e futbollit të Kosovës është 4 tetori.
/Epoka e re/