Më 29 prill 2021 do të mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 2021

22 prill 2021 | 10:02

Ministria e Financave njofton se më 29 prill 2021 do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë, për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

 “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.  Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do…