Më 29 tetor mbahet seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, priten diskutime të ashpra për dosjen paraprake
Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar seancën e radhës statutore në rastin e krerëve të UÇK-së në Speciale.
Seanca e radhës do të mbahet më 29 tetor sipas vendimit të gjykatësit Nicollas Guillou, teksa palët do të kenë kohë që parashtresat e tyre me shkrim t’i dërgojnë më së largu deri më 27 tetor.
Siç është bërë me dije në këtë seancë statutore, të shtatën me radhë, do të diskutohet lidhur me dorëzimin e dosjes paraprake dhe afatin e propozuar nga prokuroria, që është 17 dhjetori.
Në këtë pikë, pritet të ketë diskutime të ashpra pasi që mbrojtja ka kërkuar që kjo dosje të dërgohet jo më vonë se më 31 tetor.
Gjithashtu, do të diskutohet edhe për listën e dëshmitarëve që pritet të dorëzohet më 22 tetor, nëse për të ekzistojnë ankesa.
Pikë tjetër e kësaj seance është edhe informimi nga mbrojtja në lidhje me statusin e hetimeve të tyre.
Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Selim Selimi janë që nga 5 nëntori në paraburgim në Hagë