Më 3 dhe 4 dhjetor mbahet panairi i agrobiznesit “Prishtina 2018”
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës organizon panairin e produkteve bujqësore, agroindustriale dhe tregtisë inverse “Prishtina 2018”, me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë.
Fokusi i këtij panairi është shporta e produkteve kosovare, prandaj nën temën #ShportaJonë do të ekspozohen dhe promovohen kompanitë e pranishme.
Në këtë panair marrin pjesë 36 kompani nga Kosova dhe një nga Italia.
Ky panair është i një dimensioni më ndryshe pasi që organizohet brenda kornizës së ngjarjeve të lidhura me javën e CEFTA-s, ku do të marrin pjesë akterët më të rëndësishëm që shtyjnë drejt rrjetëzimit dhe zhvillimit të bizneseve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë panair organizohet edhe ngjarja Shija Vendore ku nga ora 18:30 deri në orën 20:30 më 3 dhjetor do të bëhet degustimi i pijeve dhe ushqimeve vendore.
Hyrja dhe transporti për vizitorët e panairit është falas, çdo 30 minuta.
Të gjithë të interesuarit në më shumë detaje rreth panairit mund të kontaktojnëkëtë numër telefoni 046-123-429 apo të vizitojnë faqen zyrtare të Odës Ekonomike të Kosovë në rrjetin social Facebook.
Vizitoni Panairin e Agrobiznesit dhe njihuni nga afër me produktet Agroindustriale, tregtinë inverse dhe risitë e përgjithshme të këtij edicioni.
3 dhjetor 2018
13:30 – Hapja e panairit
18:30-20:30 – Shija Vendore, degustim i pijeve dhe ushqimit vendor
4 dhjetor 2018
09:00-19:00 – Dita e dytë e panairit