Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
26 nëntor 2024
| 09:23
Ministria e Financave ka njoftuar se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 20 milionë eurosh.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.