Më 3 shtator Kryesia e Kuvendit vendos për seancën rreth dialogut
31 gusht 2018
| 11:24
Kryesia e Kuvendit të Kosovës më 3 shtator (të hënën) pritet të vendos për kërkesën e opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të kufijve në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kjo mbledhje e Kryesisë në të cilën do të marrin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare do të mbahet në orën 8:00.
/Epoka e re/