
Më 31 korrik shorti për kampionatin e ri
29 korrik 2019
| 19:02
Më 31 korrik në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës do të bëhet tërheqja e shortit për kampionatin e ri për IPKO Superligë dhe për Ligën e Parë.
Shorti për elitë do të tërhiqet në orën 13:00, derisa gjysmë ore më vonë do të bëhet edhe tërheqja e shortit për Ligën e Parë. Kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht.
/Epoka e re/