Më 4 gusht në Kino Lumbardhi do të shfaqet filmi dokumentar “Aktivisti i Gjelbër”
31 korrik 2022
| 17:52
Më 4 gusht, në orën 12:00, në Kino Lumbardhi në Prizren do të shfaqet filmi dokumentar “AKTIVISTI I GJELBËR” i regjisorit Ixhet Lutfiu.
Ky film dokumentar trajton problemet mjedisore në Kosovë të trashëguara nga periudha komuniste dhe të krijuara edhe më shumë gjatë viteve të fundit.