Më 4 gusht shpallet aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit

01 gusht 2023 | 11:43

Aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit do të shpallet më 4 gusht.

Të akuzuar për vrasjen e Osmanit janë Dardan Krivaqa dhe Arber Sejdiu.

Përndryshe në seancën e sotme Krivaqa ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur duke pohuar se do të donte ta kthente kohën pas.

Në anën tjetër, familja e viktimës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq,…